INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Justin Bieber, shpallet fajtor adoleshenti

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Justin Bieber, shpallet fajtor adoleshenti

Publikuar më: 19:33 28-11-2017

Një adoleshent nga Uellsi është shpallur fajtor për planifikimin e një sulmi terrorist në koncertin e Justin Bieber. Djali 17-vjeçar ishte I frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik dhe kishte planifikuar sulmin në të njejtën ditë dhe në vendin ku këngëtari i njohur po mbante koncertin në Cardiff. Adoleshenti është gjetur fajtor për pesë vepra të lidhura me terrorizmin nga Gjykata në Birmingham. Ai u arrestua në qershor, përpara koncertit të yllit në Principality Stadium më 30 qershor. Vendimin për të gjykata do ta jap në fillim të vitit 2018.

CARDIFF-TERROR-PLOT.jpg

Djalit,emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se është i mitur, i është gjetur një “letër martirizmi” në kompjuterin e tij. Policia ka theksuar se kompjuterin e tij janë gjetur skica në të cilat sulmi do të kryhej në stilin e sulmit me përplasje me makinë në turmë, ndërsa në telefonin e tij janë gjetur pamje nga sulmi në Nice dhe Berlin.

Article Logic
Execution time: 0.0019960403442383