INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planeti 9 ekziston/ NASA: Kemi prova që e vërtetojnë teorinë tonë [VIDEO]

Planeti 9 ekziston/ NASA: Kemi prova që e vërtetojnë teorinë tonë [VIDEO]

Publikuar më: 17:23 13-10-2017

Ekzistenca e Planetit 9 për vite me radhë, ka qenë gjithmonë një burim debati midis shkencëtarëve të hapësirës por tashmë NASA pretendon se ka prova të forta që e vërtetojnë teorinë e saj.
Sipas agjencisë hapësinore janë 5 linja të ndryshme provash që kjo botë misterioze ekziston.
Teoritë e para për Planetin 9 u hodhën në vitin 2014 e dy vite më pas në 2016 Dr. Batygin publikoi një studim i cili shqyrtonte orbitat e 6 objekteve në zonën Kuipe, zona e largët e trupave të akullt që shtrihet përtej Neptunit, tregonte se të gjithë objektet në këtë zonë kishin orbitë eliptike dhe rrotulloheshin në të njëjtin drejtim gjë që i bënte dhe më të forta dyshimet se planeti 9 ekziston dhe se mundë të kishte një moshë rreth 4.5 miliard vjeçare.
Tashmë hulumtuesit shpresojnë që duke përdorur teleskopin Subaru në Observatorin Mauna Kea në Haëaii të vërtetojnë ekzistencën e këtij planeti të shumë përfolur.
Megjithatë shkencëtarët të cilët nuk besojnë tek Planeti 9 janë shprehur se fundi i këtij studimi do jetë negativë dhe se të gjithë po mundohen të ndërtojnë një puzzle, që nuk ekziston.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561