INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesë e Iluminati? Bebe Rexha e thotë TROÇ: Unë besoj te ... [FOTO]

Pjesë e Iluminati? Bebe Rexha e thotë TROÇ: Unë besoj te ... [FOTO]

Publikuar më: 23:50 08-01-2019

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, është një ndër artistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Bebe përmbylli një vit goxha të suksesshëm, e kjo falë angazhimit dhe përkushtimit të saj ndaj muzikës.
Ajo përveç që se ka sjellë projekte të reja muzikore, vazhdon të jetë tejet aktive duke marrë pjesë në evente dhe koncerte të ndryshme.

Së fundmi, Bebe Rexha është përfshirë në një diskutim me fansat e saj në rrjetet sociale, lidhur me një prej teorive konspirative më të përhapura të viteve të fundit: Iluminati.

Gjithçka ka nisur pas një postimi të Bebe-s ku thotë se ëndërron për një botë ku shiu bie në formë shampanje. Një fans i ka replikuar duke thënë se kjo është ajo çka dëshiron Iluminati.

Por përgjigja e këngëtares shqiptare ka qenë disi e papritur. Ajo thotë se të gjithë ata që besojnë te Iluminati janë budallenj.

“Më vjen keq. Kushdo që beson te Iluminati është budalla. Mjaft më pyetët nëse jam pjesë e tyre. Dhe nëse do të isha, a do ju tregoja? Unë besoj në Zot. Por ju sërish do të spekuloni”, shkruan këngëtarja.

Më tej ajo thotë se nëse Iluminati është i vërtetë dhe një ditë i kërkojnë të bëhet pjesë e tyre, Bebe do të mallkojë të gjithë ata që e kanë akuzuar se është aktualisht pjesë e organizatës sekrete për të cilën spekulohet se manipulon fatet e botës.

Bebe e mbyll me shaka: “Po iki në plazh. Faleminderit Iluminati që ma pagoi”.

trtyjtyjk67ujk67jk.jpg

zxdvsdgbgregh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811