INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesa I: Filmat që do t’ju ndryshojnë jetën

Pjesa I: Filmat që do t’ju ndryshojnë jetën

Publikuar më: 16:40 29-05-2018

Kinemaja ka shumë më tepër funksione sesa thjesht të sigurojë zbavitje ose kënaqësi.

Filmat e mirë na lëvizin, na ndriçojnë dhe na lënë me një vorbull emocionesh. Ka edhe filma që kanë aq shumë impakt te ne, sa mund të konsiderohen si filma që na ndryshojnë jetën.
Këtu po ju përpilojmë një listë me disa filma që konsiderohen të tillë, por kjo është vetëm pjesa e parë e listës sepse shumë shpejtë do të shtojmë një pjesë të dytë.

 

Into the Wild

 


Ky film është asgjë më pak se epik. Një përshtatje e romanit të Jon Krakauer me të njëjtin emër, Into the Wild ndjek aventurat e Christopher McCandless dhe sprovat e tij me shkretëtirën e Alaskës. I sapodalë nga shkolla e drejtësisë, vendimi i McCandless për të braktisur prindërit e tij dhe jetën e tij me privilegje për të qenë një me natyrën, do t’ju lërë me një lloj dëshire të ngjashme. Into The Wild është film mbi dëshirën për liri që ndjen, që në vetvete është si përmbushja e asaj dëshire.

 


The Truman Show

 


Mbasi të shihni këtë film do filloni t’i bëni vetes pyetje mbi realitetin dhe jetën të cilën ju e konsideroni të juajën. The Truman Show është një satirë e krijuar në mënyrë brilante mbi jetën e Truman Burbank, jeta e të cilit është një Reality TV Show që ka nisur që në lindjen e tij. Duke dhënë komente të përshtatshme për realitetin dhe vullnetin e lirë, Truman Show, përshkruan një personazh që sfidon - dhe përfundimisht i shpëton - një botë të imagjinuar që është një shpikje e mediave.

 

Crash

 


Filmi që në mënyrë sipërfaqësore duket sikur është një përshkrim i tensionit rracial në Amerikë në periudhën e 9/11, por në fakt nxjerr nuancat dhe kompleksitetin e natyrës njerëzore. Si e bën këtë? Duke pasqyruar ngjyrat e ndryshme të personalitetit, ky film është një eksplorim i paragjykimit. Crash mundëson një portret shumë goditës të stereotipeve dhe të bën të mendosh dy herë para se të bësh gjykime të nxituara mbi njerëzit që takon.

 

 

Waking Life

 

Ka shumë përmbajtje filozofike, por mund të jetë një nga filmat më brilantë të bërë ndonjëherë. Teksa protagonisti pa emër rrugëton në gjendjen që e mban si një ëndërr nga e cila ai siç duket nuk mund të çohet, ai takon njerëz, ndonjëherë është dëshmitar monologjesh, ndonjëherë përfshihet në biseda me tematika nga më të larmishmet si realiteti, vullneti i lirë, anarkia, vetëvrasja, kinemaja, të gjitha të ilustruara në mënyrë shumë të gjallë. Ky film do t’ju intrigojë pa masë.

 

Life Is Beautiful

 

Life Is Beautiful është një përshkrim i asaj çfarë prindi është i aftë të bëjë për të mbrojtur fëmijën e tij nga traumat dhe horroret e jetës, dhe t’i tregojë atyre që jeta pavarësisht këtyre gjërave, është e bukur. Pjesa e parë e filmit është komedi, por pjesa e dytë do jua lejë zemrën në dorë.

 


Eternal Sunshine of the Spotless Mind

 

Kjo është një histori dashurie e pazakontë. Kate Winslet dhe Jim Carrey portretizojnë një çift të të dashuruarish të çuditshëm në përpjekjen e tyre për të zhdukur njëri-tjetrin nga kujtimet e tyre, duke sjellë shumë bukur ndërlikimet e marrëdhënieve dhe dhimbjen e humbjes. Ky film do t'ju lë zemërthyer me realizimin e pasojave dërrmuese të rënies në dashuri dhe përpjekjes për t’a braktisur atë.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387