INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pike thumbon keq Ramos: ''Ai meriton të…''

Pike thumbon keq Ramos: ''Ai meriton të…''

Publikuar më: 11:49 08-02-2019

Rezultati i barabartë nuk i shmangu po lemikat në përfundim të klasikes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Gerard Pike mendon se Serxho Ramos duhej të ishte dërguar në dushe më herët se shokët e skuadrës, por u fal nga arbitri Lahoz.
“Ishte një karton i kuq për Serxhon, por çfarë mund të bëjmë ne?”, tha qendërmbrojtësi katalanas pas ndeshjes. Kapiteni i Realit u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 10-të të gjysmëfinales së parë në “Camp Nou” dhe ndoshta ishte me fat kur i shpëtoi një të dyti për një faull ndaj Arturit në një përplasje që përfshiu edhe Luis Suarezin. Teksa Pike pranon se Antonio Mateu Lahoz gjykoi drejt, ky ishte në fakt episodi që mund të kishte vendosur shumë në duelin e parë të Kupës në Barcelonë:
“Në përgjithësi bëri një ndeshje të mirë. Ishte një karton i kuq për Serxhon, por nuk kemi çfarë të bëjmë”. Më pas Pike u ndal të komentonte ndeshjen dhe objektivat e katalanasve: “Në fund rezultati është i drejtë. Ne patëm rastet tona, por edhe Reali luajti gjithashtu. La Liga dhe Liga e Kampioneve janë kompeticionet më të rëndësishme, por në ADN-në e këtij klubi është të luftojë për çdo trofe. Nuk mund të flakim asnjë trofe dhe duam të shkojmë në finale”. Pastaj edhe një opinion për rikthimin e Lionel Mesit: “M’u duk shumë mirë. Ishte i shpejtë, nuk ndjeu shqetësimin që kishte dhe ky është një lajm i mirë. Shpresojmë ta kemi edhe në ‘San Mames’ për të na ndihmuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0032250881195068