INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pije me sheqer ndalohen me ligj, ja pse [VIDEO]

Pije me sheqer ndalohen me ligj, ja pse [VIDEO]

Publikuar më: 12:02 02-01-2018

Pije me sheqer do të ndalohet nga kafenetë e spitaleve. Ky është paralajmërimi i Departamentit të shëndetit në Britaninë e madhe (NHS) pasi zbuloi se një e treta e kompanive nuk kanë mundur ti heqin ato vullnetarisht. Autoriteti shëndetësor tha se spitalet dhe furnizuesit do të ballafaqohen me një ndalim të plotë nëse ata nuk arritën të ndjekin skemën e tanishme për të zvogëluar shitjet e pijeve me sheqer në 10 për qind ose më pak. Ndalimi me ligj do të vendoset në fillim të korrikut nëse uljet e sasisë së shitjeve nuk do të regjistrohen deri në fund të marsit. Nuk do të ketë dënim financiar formal për thyerjen e ndalimit, por kompanitë nuk do të ishin në gjendje të negociojnë kontrata me furnizuesit duke përfshirë këtu pijet. Një dokument konsultimi nga plani i autoriteteve thotë se mos dhënia e pijeve me sheqer do të bëhet një "pjesë e patjetërsueshme e të bërit biznes me NHS për furnizuesit e pijeve".

Ata që ende tregtojnë pije me sheqer në momentin kur zbatimi i ndalimit do të futet duhet të ri negociojnë kontratat e tyre. Dhe kusht do të jetë përjashtimi i pijeve me sheqer. 14 furnizues kanë nënshkruar në skemën e tanishme.

Por 91 beson, ekuivalente me më shumë se një të tretën e totalit, nuk kanë arritur të bashkohen me të.

Article Logic
Execution time: 0.002269983291626