INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Piano, si i ndihmon fëmijët të flasin

Piano, si i ndihmon fëmijët të flasin

Publikuar më: 12:44 17-07-2018

Muzika dhe e folura janë të lidhura mes tyre dhe për më tepër tingujt mund të ndihmojnë fëmijët të mësojnë të flasin, por edhe ata vogëlushë që kanë vështirësi në komunikim.

T’i biesh pianos që në moshë të vogël të ndihmon të dallosh fjalët që thuhen me zë të lartë. Një përfundim të tillë e ka analizuar studimi i kryer nga Universiteti i Massacussets.

Studimi tregoi se duke u mësuar piano fëmijëve të moshës 4-5 vjecare ata do të fitojnë aftësi edhe në zhvillimin e të folurit.

Përfitime të tilla duke praktikuar piano sipas kërkuesve janë më të mira dhe sjellin më shumë avantazhe sesa ushtrimet e të folurit

Studimi u realizua me një grup fëmijësh kinezë.

Rezultatet treguan cuditërisht se fëmijët që kishin marrë leksione pianoje kishin treguar avantazh në të folur,krahasuar me ata fëmijë që iu nënshtruan leksioneve të gjuhës.

Ata mund të dallonin më mirë fjalët që dëgjonin . Madje u vu re se fëmijët që mësuan piano dëshmuan se kishin një reagim më superior kur dëgjonin tinguj të ndryshëm.

U arrit në përfundimin se muzika i ndihmonte fëmijët të mësonin më mirë të flisnin.

Një nga psikologet e studmit u shpreh se se stimuj të tillë janë gjithmonë pozitiv por nuk duhen harruar edhe lojrat dhe në këtë pikë edhe muzika mund të përjetohet si lojë dhe eksperiencë që zbulon forma të reja të të shprehurit.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332