INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili, ja mesazhi I përgjimeve që ju dërgua Saimir Tahirit.[FOTO]

Petrit Vasili, ja mesazhi I përgjimeve që ju dërgua Saimir Tahirit.[FOTO]

Publikuar më: 11:25 19-10-2017

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një status në facebook ku bën publike një mesazh të ish/zv.ministrit të Brendshëm, Ilir Marko i shkarkuar nga kryeministri Rama pasi I kishte dërguar një mesazh Saimir Tahirit në lidhje me çështjen e përgjimeve.

 

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

 

Për të gjithë ata që kanë "harruar" edhe për ata që bëjnë sot sikur "harrojnë".

Ky kryeministri që bën sot si i shokuar nga përgjimet që u bënë publike për ish ministrin e tij është qartësisht frymezuesi dhe mbështetesi kryesor i gjithshkaje që ka ndodhur dhe ndodh me trafiqet dhe krimin e organizuar.

E shkarkonte zv.ministrin në atë kohë se tha të vërteta të hidhura. Lexojini vetë të nderuar qytetarë, gazetarë, analistë, politikanë dhe kushdo i interesuar.

 

Po ju riprodhoj lajmin siç media e kohës e ka përcjellë:

Vetëm dy orë pas publikimit të një mesazhi telefonik, ku zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko i përgjigjej Saimir Tahirit për një akuzë personale, Kryeministri Edi Rama shkarkon Zv/Ministrin

Në motivacionin e shkarkimit të firmosur nga Kryeministri, thuhet: “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marko”.

 

Me këtë postim kreu I grupit të LSI-së bën fajtorin kryesor Edi Ramën për ngjarjet e ndodhura duke mbështetur kërkesën e frontit opozitar për largimin e kryeministrit nga detyra.

segswege.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028300285339355