INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vargu: 60% e mjekëve kanë çështje në prokurori [VIDEO]

Petrit Vargu: 60% e mjekëve kanë çështje në prokurori [VIDEO]

Publikuar më: 20:57 08-12-2017

Zoti Vargu është shprehur në Kolaudim se mungesa e stafit në Urgjencë është e theksuar. Sipas tij, kjo mungesë vjen si shkak i vështirësive që ky vend pune ofron por, jo vetëm.

Sipas zotit Vargu, stafi duhet të kishte 19 mjekë por, aktualisht punohet me minus 6 mjekë. Edhe pse spitali ka hapur disa herë konkurse për mjekë të rinj, numri i pjesëmarrësve në këto konkurse ka qenë zhgënjyes. 

Zoti Vargu u shpreh se problemi qëndron tek vështirësitë që paraqet ky vend pune: “Është vend punë shumë i vështirë, punohet gjithmonë me 3 turne” u shpreh ai.

Por ajo që bërë më shumë përshtypje ishte deklarata që zoti Vargu bëri në Kolaudim. Ai tha: “60% e mjekëve që punojnë në QSUT kanë çështje në prokurori. Sepse njerëzit denoncojnë mjekët për problemet  që u ndodhin”.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.002932071685791