INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pete Davidson shokon me daljen e parë publike pas ndarjes nga jeta të Mac Miller [FOTO]

Pete Davidson shokon me daljen e parë publike pas ndarjes nga jeta të Mac Miller [FOTO]

Publikuar më: 18:45 10-09-2018

Vdekja tragjike e reperit të famshëm Mac Miller shokoi jo vetëm industrinë e muzikës por edhe kolegët e sidomos fansat e tij. Mijëra njerëz i kanë shkruar ish të dashurës së tij, Ariana Grande duke e bërë fajtore për humbjen e Mac Miller. Për shkak se u ndje e kërcënuar këngëtarja ka mbyllur komentet në disa nga postimet e saj në Instagram.

Nga ana tjetër, i fejuari i Grande, komediani Pete Davidson ka bërë daljen e parë publike që pas kësaj tragjedie. Ai u fotografua në New York teksa po shëtiste i vetëm në shi. Aktori nuk dukej në formën e tij më të mirë teksa po ecte në shi duke mbuluar fytyrën me kapuç në përpjekje për t’ju shmangur paparacëve.

 4FF50B2300000578-6149355-Dreary_day_Ariana_Grande_fiance_s_Pete_Davidson_was_seen_out_in_-a-1_1536537870950.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289