INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Peshku’ i ambasadorit Lu, lë qelinë. Vetting dhe liri!

‘Peshku’ i ambasadorit Lu, lë qelinë. Vetting dhe liri!

Publikuar më: 14:32 10-05-2018

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Fierit vendosi t’ia konvertoj kohën e mbetur të dënimit prej 1 vit e 5 ditësh, në detyrim me paraqitje. Trupi gjykues ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut të dënuar për ' Ndërtim të paligjshëm' dhe 'Fshehje të pasurisë'. Mark Frroku u dënua një vit më parë nga Gjykata e shkallës së parë Tiranë me 7 vite e 5 muaj burg. Por çështja u çua në apel, dhe shkalla e dytë e uli dënimin në 6 vite.

mark_frroku.jpg

Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

Article Logic
Execution time: 0.0031719207763672