INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përvëlohet Europa, temperatura deri në 48 gradë, shtetet që preken më shumë

Përvëlohet Europa, temperatura deri në 48 gradë, shtetet që preken më shumë

Publikuar më: 16:04 02-08-2018

Europa është duke u përballur me temperatura të larta ndërsa parashikimet flasin se në ditët në vijim i nxehti mund të arrijë shifra rekord.

Temperaturat në Spanjë dhe Portugali mund të kapërcejnë këtë javë 48 gradë Celsius, duke thyer kështu rekordin e të gjitha kohërave për Europën.

Pushuesit në Europën jugore janë paralajmëruar të marrin masa për shkak të motit ekstrem, ndërsa temperaturat pritet të kapërcejnë të 40 gradët, duke filluar nga e premtja.

Rajoni iberik i Spanjës dhe Portugali mund të goditen, sipas ekspertëve, nga temperaturat më të nxehta në 41 vitet e fundit.Temperatura përvëluese do të regjistrohen edhe në Francën jugperëndimore.

Temperatura më e lartë rekord për Europën është 48 gradë Celsius, e regjistruar në kryeqytetin grek, Athinë, në korrik të vitit 1977.

Ekspertët paralajmërojnë tashmë se, presioni i lartë që vjen nga Afrika e Veriut do të bëjë që ky rekord të përsëritet ose të thyhet. 

Article Logic
Execution time: 0.0028929710388184