INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës - ''Tingujt e Hënës''

Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës - ''Tingujt e Hënës''

Publikuar më: 21:10 26-05-2018

Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës - "Tingujt e Hënës"

Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar.

Nën dirigjimin e Noorman Widjaja, interpretojnë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Shkolla Kombëtare e Baletit si dhe Kori i T.K.O.B. & balerinë solistë.

Me pjesëmarrjen e solistëve, artistë të shquar të skenës shqiptare dhe primibalerinëve të Teatrit Kombëtar të Athinës.

I ftuar special Olen Çezari.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, ju mirëpresin...

*Amfiteatri i Tiranës (përuruar më 30 maj 2018) është skena më e re dhe më e madhe që i shtohet kryeqytetit me një kapacitet prej 1522 vendesh. I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të qytetit në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Projekt-ideja si dhe vendndodhja e Amfiteatrit (Teatrit të Hapur) u hodh nga arkitektja Valentina Pistoli në 1957 dhe u ndoq nga një grup inxhinierësh bullgarë të kryesuar nga arkitekti Zheko Zhikov në vitin 1961. Projekti iu besua inxhinierit Temo Vito në 1973 dhe realizimi u mor përsipër nga Kantieri i Ndërtimit “21 dhjetori” duke iu përshtatur gjelbërimit te zonës, pjerrësisë natyrale të kodrinës dhe ruajtjes së gjithë strukturës së tokës. Objekti, i pajisur edhe me skenën, podiumin, dhomat e zhveshjes së artistëve, gjithashtu edhe me sallën teknike nga ku projektohet në skenë, u inaugurua në pranverën e vitit 1974, duke u kthyer në arenë aktivitetesh. Pas viteve ‘90 fama e tij erdhi duke u zbehur, jo vetëm në repertorin e aktiviteteve, por edhe në mirëmbajtjen fizike. Ulëset prej betoni u degraduan nga viti në vit duke shkuar drejt rrënimit. Bashkia e Tiranës, pasi testoi për dy vjet rresht interesin e publikut me aktivitete të shumëllojshme, nisi rehabilitimin rrënjësor të tij në vjeshtë të vitit 2017.

4751f5d1-36c0-49ba-a8eb-76d4fc210875.jpg

611c0239-c485-4708-b8f5-838b597edad3.jpg

a48e4e44-5ecd-4a8c-b853-0f21562c96cc.jpg

21c112cd-d867-4a8e-a6ca-b053a1127c67.jpg

5bd54155-a94a-477c-8a73-badf71d87607.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0029830932617188