INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse zemërohen francezët? Për atletet e gruas së presidentit…

Përse zemërohen francezët? Për atletet e gruas së presidentit…

Publikuar më: 11:37 08-02-2019

Gruaja e Presidentit të Francës, Brigitte Macron vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së popullit francez.

Shkak këtë herë janë bërë atletet që ajo mbante veshur gjatë një vizite zyrtare në Egjipt fundjavën që lamë pas. 65-vjeçarja i ka veshur atletet e serisë ‘Run Aëay’ të “Louis Vuitton”, gjatë një vizite në tempullin e Abu Simbel.

Cmimi i lartë i tyre ka shkaktuar zemërimin e francezëve. Ato kushtojnë nga 580-800 euro. “Gruaja e Presidentit shkel mbi rrogën e një punëtori të nivelit të ulët”, ishte një nga komentet e bëra në rrjetet sociale për Brigitte.

Lidhur me këto kritika zonja e parë u detyrua që të bëjë sqarim, duke thënë se nuk i ka blerë por që i ka marrë hua.

Article Logic
Execution time: 0.0030620098114014