INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse pacientët që lënë spitalin gjatë festave janë më të rrezikuar nga vdekja

Përse pacientët që lënë spitalin gjatë festave janë më të rrezikuar nga vdekja

Publikuar më: 10:08 01-01-2019

Pacientët që lënë spitalin gjatë periudhës së festave janë në rrezik të lartë të vdekjes ose të ri-pranimit,  në këtë përfundim ka arritur një studim.

Studiuesit thonë se qasja e kufizuar në kujdes, vështirësia në rezervimin e vizitave dhe nivelet e reduktuara të stafit mund të shpjegojnë zbulimet.

Instituti për Shkencat Vlerësuese Klinike (ICES) në Kanada analizoi 217,305 raste të të rriturve dhe fëmijëve të larguar nga spitalet në Ontario gjatë periudhës dyjavore të pushimeve të dhjetorit, midis 2002 dhe 2016.

Ata e krahasuan këtë me 453,641 raste të pacientëve që kishin dalë nga spitalet gjatë dy periudhave të kontrollit në fund të nëntorit dhe janarit, duke përjashtuar grupet që mund të kenë nevoja të ndryshme ndjekëse dhe rrezikun e ri-pranimit, siç janë gratë shtatzëna.

Studimi zbuloi se ata që u liruan gjatë pushimeve kishin rrezik më të lartë 1.2 për qind të vdekjes ose ri-pranimit brenda 14 apo 30 ditëve të ardhshme. Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se për 100,000 pacientë kishte 26 vdekje më shumë, 188 shtime të tepërta në spital dhe 483 vizita shtesë në një departament emergjent që shoqërohej me largimet gjatë pushimit të Krishtlindjeve.

Ata shtuan se aktivitetet festive, si rritja e konsumit të alkoolit dhe mungesa e gjumit "mund të destabilizojnë një gjendje mjekësore akute".

Ekspertët thonë se studimi mund të mos jetë i zbatueshëm tek të gjitha popullatat, pasi normat e ndjekjes mund të ndryshojnë sipas praktikave të komunitetit lokal.

Më shumë në këtë kategori: « Kush fle më pak pi më shumë alkool
»
Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873