INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse një samit lufte? Erdogan dhe Putin së bashku…

Përse një samit lufte? Erdogan dhe Putin së bashku…

Publikuar më: 16:16 04-04-2018

Kritikë e fortë nga Berlini për samitin e presidentit turk, Erdogan me homologët Vladimir Putin e presidentin e Iranit, Rohani. "Një samit lufte" e konsideroi ministri gjerman i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Niels Annen shkruan Deutsche Welle.

‘Të tre palët janë përfshirë ushatrakisht në luftën në Siri, por nga takimet e deritanishme të këtyre presidentëve jemi zhgënjyer, pasi nuk kanë kontribuar në një zgjidhje politike ,parë hollë ky është samit i luftës", tha Annen.

Këtë të mërkurë presidenti Erdogan, Vladimir Putin dhe presidenti iranian, Hasan Rohani diskutuan në samitin e Ankarasë për mënyrën e mëtejshme të veprimit në Siri.

Rusia dhe Turqia qëndrojnë në konfliktin e Sirisë në palë të kundërta. Ankaraja mbështet rebelët, ndërsa Moska si Teherani presidentin, Bashar al-Asad.

Ndikimi i këtyre tre vendeve me gjasë mund të rritet në Siri, ndërkohë që presidenti, Trump ka bërë të ditur se së shpejti do t’i jap fund misionit në Siri.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725