INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse na pëlqen të kërcejmë me dikë tjetër

Përse na pëlqen të kërcejmë me dikë tjetër

Publikuar më: 14:13 05-06-2018

Të kërcyerit jo vetëm na argëton por në të shkuarën na ka ndihmuar sesi të mbijetonim si specie.

Në një intervistë për BBC Antropologia Bronwyn Tarr nga Universiteti i Oksford shkon më tej duke shpjeguar se përse na pëlqen të kërcejmë me dikë tjetër.

Specialistja shprehet se kur ne kërcejmë me dikë tjetër në trupin tonë çlirohet hormoni i endorfinës i cili ndryshon mënyrën sesi ne ndjejmë për veten dhe sesi ndiejmë ata që janë pranë nesh.

Dhe si përfundim të kërcyerit me një tjetër person na bën të ndihemi edhe më mirë. Antropologia shpjegon se në pamje të parë mendohet se kërcimi ka të bëjë me tërheqjen të bësh për vete dikë, por kërkimet e fundit kanë plotësuar idenë e një aktiviteti të tillë.

Të kërcyerit ushqen afrimitetin mes njerëzve, na ndihmon të ndërtojmë raporte sociale dhe shoqëri.

Doktoresha shpjegon se në të shkuarën lidhje të tilla kanë qënë thelbësore për të mbijetuar por sot shkohet më tej.Toto dhe Adriana janë çifti i cili është marrë si shembull për të vërtetuar se përse na pëlqen të kërcëjmë në çift.

Ata janë balerinë profesionistë dhe prej vitesh kërcejnë së bashku në Havana.

Çifti shprehet se kur kërcejnë së bashku ndihen të dashuruar dhe të sigurt në krahët e njëri-tjetrit.

Por nga ana tjetër studimet tregojnë se të kërcesh në sinkron me të tjerë persona ka efekte të fuqishme psikologjike.Kur truri krijon lëvizjet dhe ndjek edhe lëvizjet e personit që kërcen me ty lind një bashkëaktivizim.

Dhe për disa arsye një perceptim i tillë vë në lëvizje trurin dhe ndjenjën për personin tjetër e në këtë moment ndihesh i bashkuar me grupin.

Më shumë në këtë kategori: « A jeni narcist? E zbulojnë vetullat
»
Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891