INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Përse meshkujt e adhurojnë këtë tip femre?

Përse meshkujt e adhurojnë këtë tip femre?

Publikuar më: 18:26 13-09-2018

Një hulumtim i ri ka treguar që meshkujt nuk joshen edhe aq nga femrat që janë serioze dhe nevrike, por më tepër joshen nga ato femra të cilat qeshin, qoftë edhe me shakat e tyre.

Nga ana tjetër, femrat i duan më shumë meshkujt gazmorë, të cilët dinë t’i bëjnë ato të qeshin.

Hulumtuesit nga Universiteti në Majami kanë intervistuar më shumë se 800 meshkuj dhe femra lidhur me atë se sa i japin rëndësi partnerit i cili di t’i bëjë të qeshin apo sa e vlerësojnë shakanë dhe spiritualitetin e tyre.

Nga përgjigjet e tyre kanë dal disa të dhëna tepër interesante, që femrat më shumë vlerësojnë meshkujt të cilët dinë t’i bëjnë të qeshin, ndërsa meshkujt më shumë vlerësojnë femrat të cilat qeshin me shakatë e tyre.

Humori i mirë, buzëqeshja dhe ndonjëherë qeshja me të madhe, janë elemente të cilat gjithmonë shërbejnë pozitivisht në një lidhje.

Hulumtuesit supozojnë që njerëzit kanë standarde të ndryshme kur është fjala për ndonjë botë të imagjinuar, ideale dhe reale.

Po ju a jeni dakord me këto rezultate?

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00086593627929688
    array(1) { ["section"]=> string(47) "perse-meshkujt-e-adhurojne-kete-tip-femre-71627" }