INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse fetusi shkelmon barkun e nënës…e zbulojnë studiuesit

Përse fetusi shkelmon barkun e nënës…e zbulojnë studiuesit

Publikuar më: 17:31 04-12-2018

Fetuset shpesh lëvizin dhe godasin në barkun e nënës. Dhe sigurisht kjo e ka një shpjegim.

Sipas studiuesve kur fetuset lëviznin gjymtyrët e tyre, u zbulua se çdo lëvizje aktivizonte një zonë të trurit. Për më tepër, kjo marrëdhënie ka qenë më e dukshme në foshnjat e lindura para kohe. Studiuesit morën në hulumtim 19 fëmijë të lindur në mes të javës 30 dhe 40 të shtatzënisë, duke matur rrudhat e trurit të fetuseve.

Përfundimi i arritur nga shkencëtarët në bazë të këtyre të dhënave është se lëvizjet e fetusit në fazat e fundit të shtatzënisë ndihmojnë zhvillimin e zonave të trurit përgjegjëse për informacion ndijor dhe për t’i ndihmuar ata të bëhen të vetëdijshëm për trupin e tyre.

Sipas studiuesve, ky studim mund të ndihmojë në ndërtimin e një mjedisi optimal të spitalit për foshnjat e lindura para kohe.

Article Logic
Execution time: 0.0027439594268799