INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse është turp të thuash që je me ato?

Përse është turp të thuash që je me ato?

Publikuar më: 15:33 25-04-2018
Një herë në gjimnaz, mbaj mend që shkova te një grup miqsh në kafe dhe isha totalisht e këputur. Mbasi më pyetën të gjithë çfarë kisha, ju përgjigjia se isha me “ato” dhe se më dhimbte goxha mesi.
Marr vesh, se njeri nga djemtë që ishte në tavolinë pas këtij episodi më kishte marrë shumë inat edhe nuk më shihte dot me sy, sepse isha e shpifur.
 
Po mirë, ok, e shpifur qofsha por kam nja dy pyetje; Përse në shekullin e 21-të duhet të jetë kaq tabu të flasësh për një proçes biologjik shumë natyral? Pse duhet të kem turp të kërkoj një lines? Pse shitesja duhet t’a mbeshtjelli me gazetë pakon kur ma jep?
 
Mendoj se pikë se pari problem janë vetë femrat, që ja ngulisin këtë ide vajzave të tyre që në vegjëli.
 
Kur kam qenë në klasë të katërt, një vajze i erdhën ato për herë të parë dhe mësuesja nxorri djemtë nga klasa për të na shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.
Sigurisht shpjegimi ishte i cunguar si dreqi, por diferencimi ishte shumë i shëmtuar. Është pikërisht ai diferencim dhe kjo mania për t’a trajtuar trupin e femrës si TURP, që ndikon në sjelljen e këtyre fëmijëve kundrejt këtij fenomeni në të ardhmen. 
 
Në 2015 një këngëtare britanike e cila do të merrte pjesë në një maratonë vrapi 26 kilometërshe, vendosi të vraponte pa përdorur lines apo tampon: “Asnjë mashkull s’do të vraponte me një top pambuku në mes të testikujve të tij për aq gjatë, prandaj vendosa të le gjakun të bëjë punen e vete dhe të vrapoj rehat, mos t’i lejoj periodat të ndikojnë në performancen time. Asnjëherë se mendova qe ky veprim do të bëhej viral, thjesht mendova që ishte mënyra ime për të përballuar stigmën e periodave. Ndërkohë që vrapoja dhe gjakosesha mendoja sa të forta janë femrat në të gjithë botën. Femrat që nuk kanë tampon ose që nuk i blejnë dot, femrat që kanë dhimbje të tmerrshme por vazhdojnë rrjedhën e ditës normalisht.” - është shprehur ajo.
 
Sigurisht që perveç ndienjës se fuqizimit, veprimi i saj u përgojua si i shpifur, i shëmtuar, një veprim aspak femëror.
 
Stigmatizimi i periodave gjithmonë ka ekzistuar dhe është lidhur me të pistën, të ndyrën, turpin dhe madje edhe frikën.
Pse duhet mbajtur sekret kjo periudhë e muajt kur të gjithë e dime se është aty dhe madje e kemi mësuar edhe në tekstet shkollore?
 
Kjo lloj fshehtësie impakton në seksualitetin e femrave dhe njohuritë që ato kanë mbi trupat e tyre.
Rasti i vrapit të këngëtares së lartpërmendur ishte shumë i mirë për të përdorur faktorin e shokut për të krijuar dialog mbi shëndetin menstrual dhe rehatinë, në mënyrë që femrat të nisin narrativë mbi trupat e tyre.
Mënyra e vetme për të luftuar një fenomen është duke thyer heshtjen dhe dialogu është mënyra e vetme për të sjellë zgjidhje.
 
Kështu që goca, nëse doni të flisni dhe të ankoheni, vazhdoni. S’ka asnjë kokshkretë në botë që mund t’ju thotë të kundërtën.Mund të ankohen në fillim, por një ditë thjeshtë do t'a pranojnë realitetin dhe bota ndoshta do të jetë një vend më i mirë.
 
Nga Dafne Bajraktari
Article Logic
Execution time: 0.0032298564910889