INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përralla e kontrollit urinar

Përralla e kontrollit urinar

Publikuar më: 10:05 04-09-2018

Ani 3 vjec, sapo u zgjua në mengjes nga gjumi, kontrolloi veten, prap ishte lagur. U merzit aq shumë dhe filloi të qajë. Menjëherë erdhi mami dhe e pyeti:- po qan se je lagur? -Mos u mërzit:- vazhdoi mami- po të tregoj përrallën e trurit dhe fshikzës së urinës apo qeses së çiçit.

Truri drejton cdo proces në trupin e njeriut. Ai e realizon këtë kontroll nëpërmjet postjerëve të shumtë që ka në dispozicion. Ata shkojnë në çdo cep të trupit duke çuar komanda. Një postjer punon vetëm për vezikën urinare apo “qesen e çiçit”. Kur njeriu është i vogël si ti Ani edhe postjeri është i ri dhe nuk mund të eci shpejt, sepse nuk e di mirë rrugën dhe kështu komanda që i dërgon truri “qeses së çiçit” arrin me vonesë në destinacion.

Mbas moshës tre vjeç, postieri fillon edhe bëhet më i shpejt e më i zoti, e njeh mirë rrugën dhe blen edhe nje makine dhe kështu e dërgon më shpejt komandën dhe “qesja” nuk e hap “derën” para kohe, fiton kotrroll.

Natën truri nuk fle, por punon edhe më shumë dhe i çon vazhdimisht komanda qeses së çiçit që të mos e hapë derën pa dëgjuar zilen e postjerit, por qesja qëllon gjumashe dhe nuk e dëgjon zilen kur vjen postieri, prandaj urinojmë pa e kuptuar siç të ndodh ty Ani. Atehere truri vendos dy roje dhe u ngarkon detyrën që të zgjojnë qesen kur i bie ziles postieri që ta hapi derën në kohën e duhur.

Por ndodh që edhe rojet duke mos qenë akoma profesionistë të mirë, i zë gjumi. Por me kalimin e kohës ata të gjithë rriten sëbashku, rojet, postjeri, qesja dhe femija edhe behen shume të zotë siç po përpiqesh ti Ani të bëhesh dhe do ja dalësh shumë shpejt. Përfundoi përrallën mami duke përkëdhelur kokën e Anit që tashmë ishte qetësuar. Lira Gjika

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271