Nga Lira Gjika
Bleta punëtore po punonte, që në mëngjes. ndërsa gjinkalla po këndonte që në mëngjes. Të dyja u përshëndetën dhe gjinkalla e ftoi bletën të këndonin sëbashku.
Bleta iu përgjigj: nuk munden, pasi më duhet të punoj për dimër e sidomos për festat e fundvitit.
-Ohu, po deri atëhere ka shumë kohë- u përgjigj gjinkalla. Ndërkohë, me të u bashkuan edhe të tjerë, që këndonin dhe i thoshin bletës:- shko puno ti punëtore madhe-
Bleta nuk i dëgjoi fjalët e tyre, po vazhdoi të kryej punën, që kishte vendosur të bënte
Kaloi vera, erdhi vjeshta dhe shokët e gjinkallës u larguan një e nga një, ndërsa gjinkalla vazhdonte. Erdhi dimri dhe gjinkalla mbeti vetëm. Po afronin festat dhe gjinkallën askush nuk e ftoi pwr tw kaluar swbashku festat. Kështu gjinkalla ditën e festës po rrinte e mërzitur. Kur degjoi një zë:- Moj gjinkallë, moj gjinkallë a vjen te shtepia ime per feste? Gjinkalla ktheu kokën dhe pa bletën, që vazhdonte të fliste- se edhe pse vetë nuk punove, mua me nxite të punoj mire me këngën tënde.
-Falemderit shume bleta, në pranverë do të vij edhe unë me ty, që sëbashku edhe të punojmë edhe të këndojmë.
Me leje të posaçme nga Lira Gjika.