INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasjet e studentëve me policinë, reagon ashpër Rektori i Universitetit të Tiranës: Veprimet e Policisë, të papërgjegjshme [FOTO]

Përplasjet e studentëve me policinë, reagon ashpër Rektori i Universitetit të Tiranës: Veprimet e Policisë, të papërgjegjshme [FOTO]

Publikuar më: 23:24 11-01-2019

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar lidhur me përplasjet e studentëve me policinë. Me anë të një statusi në Facebook, ai shprehet se veprimet e policisë janë të papërgjegjshme, duke thënë se hyrja e forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë është një veprim që e indinjon.

Reagimi i plotë i Rektorit Mynyr Koni

Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!

mynyr.png

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666