INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me armë në Lezhë, plagosen dy të rinj

Përplasje me armë në Lezhë, plagosen dy të rinj

Publikuar më: 19:39 22-10-2017

Shëngjini është tronditur mbrëmjen e sotme ky dy persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri. Siç bëjnë me dije uniformat blu, dy të rinj të identifikuar me inicialet S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë në ecje.
Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë
Informacion paraprak
Me datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.
Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.00323486328125