INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja me armë zjarri në Yzberisht, identifikohet i plagosuri (emri)

Përplasja me armë zjarri në Yzberisht, identifikohet i plagosuri (emri)

Publikuar më: 20:48 19-01-2019

Identifikohet 20-vjeçari, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Yzberisht të Tiranës. Mësohet se si pasojë e një sherri mes dy të rinjve në rrugën “Rexhep Shala” ka mbetur i plagosur me armë zjarri Klorentin Shehu.

Raportohet se 20-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i kësaj plagosje, ndërsa burime nga blutë e Tiranës bëjnë tregojnë se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168