INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja Kryeministri-PD: Ja pse Rama anuloi vizitën në Shkodër, kur u lajmëruan gazetarët

Përplasja Kryeministri-PD: Ja pse Rama anuloi vizitën në Shkodër, kur u lajmëruan gazetarët

Publikuar më: 14:19 14-04-2018

Ndërsa Kryeministria përgënjështroi lajmin se kryeministri Rama nuk kishte plan të shkonte në Shkodër duke thënë se ishte sajesë e PD, selia blu reagon.

Në një deklaratë për mediat PD shprehet se Rama u fsheh nga shkodranët dhe se gënjeu kur tha se nuk kishte plan të shkonte në Shkodër.
Më tej në deklaratë thuhet se Kryeministria I kishte çuar axhendën gazetarëve të Shkodrës dhe u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga Kryeministria. PD shprehet se gazetarët e Vlorës u lajmëruan për vizitën e Ramës 10 minuta para nisjes.

Reagimi i plotë:
Edi Rama u fsheh si frikacak sot nga shkodranët, duke anulluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrolluara prej tij.

I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë.

Kryeministria e ka shpërndarë njoftimin për axhendën e Edi Ramës në Shkodër tek disa nga gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Ramës, tek Partia Socialiste e Shkodrës dhe deputetët e saj.

PD u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga kryeministria, të jenë në lartësinë e misionit të tyre për të informuar publikun me vërtetësi dhe paanshmëri.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët, as faktin se, në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385