INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja De Niro-Trump: Zgjohu i grushtuar...

Përplasja De Niro-Trump: Zgjohu i grushtuar...

Publikuar më: 18:48 13-06-2018

Përplasja De Niro-Trump: Zgjohu i grushtuar

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij.Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”- është kjo përgjigjja që presidenti Trump i ka kthyer aktorit Robert De Niro .

Ylli i kinematografisë një ditë më parë në një ceremoni çmimesh përdori një gjuhë jo shumë të përshtatshme ‘Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f.ck Trump’.

Por mesa duket Trump është hakmarrë duke i kujtuar edhe rolet e shumta ku ka luajtur si boksier.

Kjo nukështë hera e parë që Kreu i Shtëpisë së Bardhë replikon me një yll të Hollywood.

Më parë ka replikuar edhe me Merly Streep.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025861263275146