INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplaset nga një makinë, humb jetën një 52 vjeçar në Tiranë

Përplaset nga një makinë, humb jetën një 52 vjeçar në Tiranë

Publikuar më: 10:26 08-01-2018

Një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një aksidentit automobilistik në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të ditës së diele në Tiranë, pranë vendit të quajtur Kthesa e Arbanës.
Mjeti me targë TR 3971 J dhe me drejtues shtetasin 24-vjeçar Gert Dorzi, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një këmbësor.
Ky i fundit, 52-vjeçari A.M. ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa drejtuesi i mjetit bashkë me një pasagjer, kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, që ka transportuar të plagosurit në spital, ndërsa raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasoja fatale për 52-vjeçarin.

Article Logic
Execution time: 0.0026040077209473