INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen 2 urbanë te Kthesa e Kamzës, 6 persona të plagosur

Përplasen 2 urbanë te Kthesa e Kamzës, 6 persona të plagosur

Publikuar më: 09:46 22-06-2018

Dy urbanë të së njëjtës linjë transporti janë përplasur mëngjesin e sotëm tek Kthesa e Kamzës në Tiranë.

Nga përplasja 6 persona kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spital.

“Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë )”, njofton policia e Tiranës.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271