INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpiqem të jem shok, me fëmijën tim...

Përpiqem të jem shok, me fëmijën tim...

Publikuar më: 10:12 29-10-2018

Shprehjet: “se unë e kam shok djalin apo vajzën”, apo shprehja tjetër “perpiqem të jem shok me fëmijën tim”, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë në marrëdhëniet prind fëmijë dhe, që po perceptohen si tregues cilësorë, janë shprehje zhvleftësuese për marrëdhënien prindërore.

Marrëdhënia prind fëmijë është marrëdhënia bazë në jetën e njeriut. Ajo është marrëdhënia “i rritur i parritur”, marrëdhënia, që shmang ose jo mbijetesën, ushqen sigurinë ose pasigurinë dhe besimin ose mosbesimin te vetja dhe tjetri. Marrëdhënia prind fëmijë, natyrisht që duhet të udhëhiqet nga parimet e barazisë, por si njerëz, pra të konsiderohet fëmija njeri dhe jo i vogël.

Kjo marrëdhënie, nuk duhet ngatruar, anashkaluar apo krahasuar me marrëdhënie të tjera, që natyrisht, e kanë origjinën te kjo marrëdhënie, por nuk janë e njëjta gjë. Të qenit shokë me fëmijën, është të ngatërrosh konceptin e barrazisë. Me atë të shoqërisë. Njeriu në fëmijëri ka nevojë për marrëdhënien themel që është marrëdhënia prindërore, e cila lidhet me familjen dhe shtëpinë.

Pa këtë marrëdhënie, që nga vetë natyra e saj, është shumë e vështirë, e jo më të ngatrohet me marrëdhëniet e tjera, njeriu mbetet vetëm dhe pa model për të përvehtësuar njerëzoren. Njerëzorja mësohet dhe zhvillohet nëpërmjet marrëdhënies me tjetrin dhe natyrisht, fillohet me prindin si model dhe autoritet. Këto deklarata të prindërve, padashur , përjashtojnë marrëdhënien prind fëmijë.

Ata i tregon fëmijës, se marrëdhëniet më të mira dhe më të sigurta, gjënden jashtë familjes dhe shtëpisë. Shokët dhe shoqet njeriu i gjen vetë në mjedise jashtë familjes dhe vendos po vetë, sa dhe si do të jenë këto marrëdhënie, ndërsa prindër, njeriu ka vetëm dy, një nënë dhe një baba nga të cilët ai vjen dhe nuk i zgjedh vetë. Prindër kini kujdes me fjalët dhe shprehjet që përdorni.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678