INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet, pezullohet mësimi për ditën e hënë në 27 shkolla

Përmbytjet, pezullohet mësimi për ditën e hënë në 27 shkolla

Publikuar më: 15:19 03-12-2017

Në 27 shkolla të vendit nuk do të mund të rinisë procesi mësimor gjatë ditës së hënë. Shkak janë bërë dëmtimet nga moti i keq në vend përgjatë tri ditëve të fundit. Ministrja Lindita Nikolla ka njoftuar se mësimi do të ndërpritet edhe në ditët në vijim, për shkollat e vendit, që ndodhen në zonat më të përmbytura. Kështu 8 shkolla 9-vjeçare dhe 1 e Mesme e Përgjithshme, në qarkun e Fierit, nuk do të hapen si zakonisht nesër, për shkak se është e pamundur të zhvillohet procesi i mësimdhënies. Gjithashtu, në 5 shkolla në Vlorë nuk do të zhvillohet mësimi. Ndërprerje do të ketë në disa shkolla në zonat e Tiranës, Kukësit dhe Fushë Krujës. Por Nikolla lajmëroi se stafet pedagogjike në këto shkolla do të jenë në punë edhe ditën e hëne pavarësisht se nuk do të zhvillohet procesi mësimor. Ata do të jenë në kontakt me komunitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0030667781829834