INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet. Përmirësohet situata në jug rreziku tashmë në veri

Përmbytjet. Përmirësohet situata në jug rreziku tashmë në veri

Publikuar më: 16:19 05-02-2018

Mbi 1500 hektarë tokë dhe rreth 200 shtëpi ndodhen nën ujë, pas përmbytjeve të regjistruar dy ditët e fundit. Fatmirësisht rreziku nga përmbytjet ka kaluar, ndërsa përmirësimi i kushteve atmosferike po ndikon pozitivisht edhe për zonat e prekura nga përmbytjet. Zona më problematike vijon të jetë ajo e lumit Vjosë, dhe fshatrat të cilët ndodhen. Aktualisht qarku që ka pësuar më shumë dëme është ai i fierit, ku rreth 130 shtëpi janë nën ujë. Për shkak të nivelit të lartë të ujit në banesa janë evakuuar gjithsej 25 familje, ku 17 prej tyre janë në qarkun Vlorë ndërsa 5 në qarkun e Fierit. Në këto zona momentalisht ndodhen forcat e ushtrisë, të cilët po punojnë për kapërcimin e situatës. Ndërkohë gjatë ditës së sotme mësohet se ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan - Ura e Mifoli- Novosele.
Por Instituti i Gjeoshkencave, në parashikimin e tij në lidhje me situatën e motit dhe përmbytjeve flet për rritjen e rrezikut në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave prurjet do të ulen në lumin Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve, por Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit të ujit. Sipas IGJUM, rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334