INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përlotet babai i Lorik Canës! Nuk do ta besoni dot arsyen!

Përlotet babai i Lorik Canës! Nuk do ta besoni dot arsyen!

Publikuar më: 12:08 11-02-2019

Futbolli jo më kot është sporti më popullor dhe më magjik në botë. Ai të dhuron përjetime të pakrahasueshme, qofshin pozitive, por edhe negative. Në të dyja këto “stacione” mund ta shohësh veten brenda 90 minutave, duke “lundruar” në të papritura të mëdha.

Emocioneve nuk mund t’iu rezistojnë edhe burrat e vërtetë, ata “24-karatësh”, edhe nëse kanë qenë gjithë jetën pjesë e futbollit. Lotët janë pjesë e kësaj loje magjike, gjë që është vërtetuar dje edhe në sytë e babait të LorikCanës, ish-kapitenit tonë kuqezi. Tashmë në rolin e presidentit të Vëllaznimit në Kosovë, Agim Cana nuk i ka mbajtur dot lotët, kur skuadra e tij është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke fituar minimalisht ndaj Dritës, shkruan telesport.

Pra, triumfoi një skuadër, që luan një kategori më poshtë, ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës, me trajner Shpëtim Duron. Në fakt, ky është edicioni i dytë radhazi, që gjakovarët e eliminojnë Dritën e Gjilanit, në të njëjtin raund të Kupës së Kosovës.

Kjo sfidë u shoqërua me shumë tension në Gjakovë, me tifozëritë që u përplasën ashpër. Po ashtu, trajneri i gjakovarëve, Ismet Munishi, u përjashtua me karton të kuq nga kjo çerekfinale.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646