INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohet situata nga përmbytjet në Shkodër.  Uji mbulon 2400 ha tokë

Përkeqësohet situata nga përmbytjet në Shkodër. Uji mbulon 2400 ha tokë

Publikuar më: 14:34 18-03-2018

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës vazhdon të përkeqësohet. Të dhënat e bëra publike tregojnë se deri në orën 9.00 të datës 18 mars 2018, sipërfaqja totale e përmbytur e tokës ka arritur mbi 2420 Ha. Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 70 ha, fshati Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 15 ha.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.45 cm dhe ka tendencë rritjeje. Nga përmbytjet janë dëmtuar kulturat bujqësore. Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi. Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Në Obot kaloht vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 40 cm dhe ka tendencë rritjeje. Njësia administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, është përmbytur. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Baks i Ri janë të përmbytura mbi 20 Ha tokë të mbjella me kulura bujqësore. Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë. Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Po kështu kjo Bashkia njofton se zonat e përmbytura nga shkarkimet e hidrocentraleve, edhe pa energji elektrike. “Banorëve në zonat e përmbytura në Bashkinë e Shkodrës nuk u mjaftojnë problemet e krijuara nga përmbytjet javët e fundit, por duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike. Ana e Malit, Dajçi, Velipoja, Berdica dhe Rrethinat janë tashmë pa energji elektrike. Si për ironi të fatit, në çdo mbledhje të Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, përfaqësuesit e OSHEE thonë se nuk ka probleme me energjinë elektrike. Në fakt, nuk është hera e parë që zonat e përmbytura përballen me mungesën e energjisë elektrike, por në këto momente janë që të gjitha në errësirë. Përveç shtimit të problemeve të jetës së përditshme, mungesa e energjisë elektrike ul ndjeshëm edhe nivelin e sigurisë për jetën e pronën. Bëjmë thirrje që sa më shpejt OSHEE të rikthejë furnizimin me energji elektrike në këto zona”-deklaron Bashkia.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021