Nga performanca e tij e djeshme në Sanremo e deri pak orë më parë, gjithë mediat italiane e më shumë ato shqiptare nxituan të flasin për përjashtimin e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nga Sanremo.
Duke zbehur pak suksesin e mbrëmshëm, boom-in në twitter apo në Youtube (video më e parë nga nata e parë) gjërat duket se mbetën pezull deri në mesditë. Pas performancës së djeshme të Ermalit dhe Fabrizios nisën diskutimet online se refreni është i njëjtë në tekst e melodi nga kënga “Silenzio” e Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali.
Në fakt, të dyja këngët kanë të njëjtin autor ndaj çështja u bë akoma më mediatike. Nuk është vjedhje, as plagjiaturë. Vet RAI sqaron se në rregullat e festivalit i lejohet çdo kompozitori deri në masën 30% të risjell një krijim të tijin, ashtu siç ka ndodhur me këngën \"Non mi avete fatto niente\".
Por cili është fati i këngës? Vijon garën. Nuk do të këtë përjashtim të sajin nga Sanremo, ndaj le të urojmë sukses për netët në vijim.
A post shared by IN Tv - IN Radio105.7 -intv.al (@intvalbania) on
![Përjashtohet nga Sanremo? Ja vendimi zyrtar për këngën e Ermal Metës[VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/be2e10fd2a5873d836457e06765db247_L.jpg)