INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përhapja e gripit në Shqipëri.  100 mijë vaksina falas për grupet e rrezikuara [VIDEO]

Përhapja e gripit në Shqipëri. 100 mijë vaksina falas për grupet e rrezikuara [VIDEO]

Publikuar më: 17:46 05-12-2018

Nis shpërndarja e vaksinave të gripit. Ministria ka siguruar vaksina falas për grupet e riskuara. Vaksinimi është i nevojshëm në prag të periudhës së përhapjes së infeksioneve virale. Vaksina e gripit ka efekt të lartë mbrojtës dy javë pas injektimit. Shefja e Departamentit të Promocionit në Institutin e Shëndetit Publik Genta Qirjako nga emisioni Medicin rekomandon që kjo vaksinë të aplikohet në mjedis shëndetësor dhe sqaron se kush kategori e ka më të domosdoshme.
"Këtë vit në Shqipëri ministria ka mbuluar 100 mijë doza falas por këto doza janë kryesisht për grupet në risk që janë; gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe personeli shëndetësor. Grupi tjetër i popullatës mund ta marr patjetër në farmaci"- thotë Qirjako.
Ajo pohon se Shqipëria ashtu si dhe vendet përreth në këtë moment është në një aktivitet të ulët të gripit dhe periudha përhapjes së virusit fillon me ftohjen e motit.
"ISHP grumbullon mostra për të vlerësuar infeksionet e ndryshme respiratore duke filluar nga 1 tetori deri tani janë analizuar 65 mostra. Nga këto deri tani asnjë nuk ka rezultuar që të ketë pasur grip. Është një përqindje më e lartë rreth 7 për qind të infeksioneve respiratore por jo të diagnostikuara si gripit. Periudha e zhvillimit të infeksioneve të gripit dhe e përhapjes së tij në popullatë fillon tani. Trendi që pritet në Dhjetor do të jetë rritës me siguri, aq më tepër edhe në Janar"-sqaron ekspertja. 
Po kur një person i infektuar nga virusi i gripi duhet të shkojë te mjeku për të marr një ndihmë më të specializuar?
"Janë rastet kur temperatura vazhdon të rritet edhe pas 4-5 ditësh, kur ka vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje gjoksi, apo kur në përgjithësi gjendja e pacientit është më e keqe se kur filloi gripi"- thotë Qirjako.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109