INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjigjuniiiii....!!!

Përgjigjuniiiii....!!!

Publikuar më: 11:14 13-07-2018

Moj goca, a ka mundesi t’ju ktheni pergjigje te gjithe atyre qe ju shkruajne ne instagram e facebook?!

Po pergjigjuni moj te keqen!

Pergjigjuni, kur ju pyesin “ckemi, si je?”! Pergjigjuni, “mire faleminderit, po ti?”

Pergjigjuni edhe kur ju thone “je si yll!” Ca do i thoni?! Po ja psh: “faleminderit lali, ca makine ke? “ Nuk i dihet kurre, mund te kete ndonje X6.

Pergjigjuni edhe atyre qe ju thone “o bukuroshe qenke si bishe!” Mund ta pyesni me ke jeton ne shpi dhe ca shpie ka. Ndoshta ka vile...

Pergjigjuni edhe atyre qe ju shkruajne me adresa fallco! Do thoni kush jane keta me adresa fallco? Jane keta tipat qe ne postime kane foto modelesh e aktoresh, ose foto te ndonjerit qe nuk njihet shume, por eshte goxha simpatik. E pas tyre mund te fshihet ndonje maniak 40- vjecar, me tuta, kapele gucci, e me noj thike ne brez...

Me keta tipa ju sugjeroj edhe te dilni t’i takoni. Madje i takoni andej nga liqeni! Eshte me mire per sigurine tuaj! Po po, maximumi do ju perdhunoje. E c’te gjen nga nje perdhunim fundja?! Askush nuk ka vdekur. Thjesht mund te kene mbetur me pasoja mendore. Po fundja me mire te jesh me prapambetje mendore ne kete vend, se je me e sigurte. Nuk kupton gje se cfare ndodh verdalle, nuk te kerkojne taksa, nuk te kerkojne te paguash fatura, ta lirojne rrugen, mund te vrasesh edhe njerez dhe del serish nga burgu, madje mund t’i fusesh edhe ndonje te shitme te ndonje dore droge! Eshte trend, s’ka asgje te keqe.

Ndaj goca, mos leni asnje sms “seen”, se mund te siguroni jeten dhe te ardhmen mund ta ndrisni! Faleminderit!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0030760765075684