INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgatituni për reality show-n dedikuar vetëm Kylie-t

Përgatituni për reality show-n dedikuar vetëm Kylie-t

Publikuar më: 11:54 06-08-2017

Ishte vetëm nëntë vjeç kur “Keepin Up With The Kardashians” filloi xhirimet e transmetimet e para. Tashmë, pas 10 vitesh, Kylie Jenner deklaron se shumë shpejt do të shohim një reality-show vetëm për të. Sipas 19-vjeçares, arsyeja e marrjes së një vendimi të tillë është tejet personale.

Kylie rrëfen se tek “Keeping Up With The Kardashians”, nuk ka mundur kurrë të shfaqë karakterin e saj të vërtetë. “Ana tjetër e imja është ajo që askush nuk e njeh. Unë sillem ndryshe kur jam rreth miqve të mi, ndërsa fansat nuk ia kanë idenë se si jam unë në realitet”. Cilësuar ndryshe si një dhuratë për adhuruesit, Kim dhe Khloe tregojnë se Kylie jo vetëm që nuk po gënjen, por është e nevojshme që ajo të bëjë atë që ka dashur gjithmonë. Motrat kanë zbuluar se nuk do të jenë pjesë e shfaqjes së Jenner, duke ia lënë asaj të gjithë vëmendjen e nevojshme. Edhe pse askush nuk pret të shohë diçka ndryshe, me siguri episodet e para do të jenë të ndjekura thjesht nga kurioziteti…

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645