INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon takimi mbi 5 orë Rama - Basha, po të dy heshtin

Përfundon takimi mbi 5 orë Rama - Basha, po të dy heshtin

Publikuar më: 15:38 18-05-2017

Pas 5 orësh e 20 minutash takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka përfunduar. Pasi kanë dalë jashtë ata nuk kanë preferuar të flasin me detaje për gazetarët. I pari nga takimi doli Kryeministri Edi Rama i cili edhe pse i buzëqeshur, shmangi komentet për mediat. Ndërsa Basha u përgjigj shkurt: "Shumë shpejt do të bëhet publike data e zgjedhjeve".
Takimi i detajimit të marrëveshjes së arritur në orët e para të ditës së sotme është zhvilluar në pallatin e Kongreseve. Bisedimet kanë nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Basha ka qenë i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi dhe Edi Rama nga sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604