INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përfundon provimi i matematikës, frika më e madhe pranimet në universitete[VIDEO]

Publikuar më: 14:00 15-06-2017

Maturantët po shkojnë drejt fundit të provimeve dhe pas atij, që u mbajt sot i matematikës ata thanë se ishte i nivelit mesatar, po për disa nga ta frika më e madhe nuk janë rezulatet e provimeve, por pranimet në universitete. Pra disa nga ta thonë qartë se mbase nuk arrijnë të fitojnë degën e preferuar të paktën me raundin e parë e jo për faj të tyre, por prej skemës. Në mbështetje të studentëve dhe maturantëve prej kohësh është dhe Lëvizja për Universitetin dhe aktivistë të asaj iu kanë shpërndarë sot në shumë shkolla të mesme informacione të ndryshme në lidhje me problematikat me të cilat mund të përballen, por dhe iu kanë dhënë e disa këshilla.
Në të gjitha gjimnazet e vendit është mbajtur sot provimi i tretë i maturës dhe javën tjetër do të jetë dhe i fundit që është e më i rëndësishmi për vijimin e studimeve të larta, ai i lëndëve me zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217