INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon ndeshja, Kukësi fiton por eleminohet nga Europa League

Përfundon ndeshja, Kukësi fiton por eleminohet nga Europa League

Publikuar më: 20:06 16-08-2018

Ka përfunduar ndeshja midis Kukësit dhe Torpedos dhe janë miqtë ata që kalojnë më tej. Verilindorët zhvilluan një lojtë të mirë duke shënuar dy gola me anë të Rexhinaldos.

Fillimisht ishte minuta e 29′ ku Rexhinaldo i jep avantazhin ekipit të tij. Sulmuesi fiton një penallti pas një kontakti në zonë dhe e ekzekuton po vetë saktësisht duke kaluar në avantazh Kukësin. Miqtë reagojnë dhe gjejnë rrugën e rrjetës pak minuta më vonë por goli anullohet për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 75′ Kukësi dyfishon rezultatin përseri me anë të Rexhinaldo. Ashtu si në pjesën e parë, sulmuesi fiton dhe ekzekuton përsëri vetë penalltinë. Me këtë rezultat përfundon edhe ndeshja ku janë miqtë ata që vazhdojnë më tej ne Europa League ndersa Kukësit nuk i mjaftojnë dy gola dhe mbyll këtu aventurën në kupat e europës.

Article Logic
Execution time: 0.0033159255981445