INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, opozita merr vendimin, flet Basha: Ja çfarë do bëjmë pas dorëzimit të mandateve!

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, opozita merr vendimin, flet Basha: Ja çfarë do bëjmë pas dorëzimit të mandateve!

Publikuar më: 18:53 23-02-2019

Mësohet vendimi që Partia Demokratike mori në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. Raportohet se Opozita do të protestojë çdo të enjte tek Parlamenti, duke penguar në këtë mënyrë edhe zhvillimin e seancës plenare.

Vendimi u mor në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe. Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që ne të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti. 3 ditë më parë, protesta e opozitës pamundësi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmerimeve të qeverisë për dhune dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident. Kjo ishte dita kur kreu i opozites Lulzim Basha, dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve të opozitës.

Në një komunikatë për mediat Basha paralajmëroi se më 16 mars do të ketë një tjetër proteste kombetare, ndërsa shtoi se sezoni i protestave sapo ka nisur e nuk do të ketë të ndalur. 

Article Logic
Execution time: 0.0040531158447266