INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundoi në Instagramin e Bebe Rexhës, pasi e 'ofendoi' para 7 milionë njerëzve, tani Noizy i bën këngëtares atë që shumë nuk e prisnin! [FOTO]

Përfundoi në Instagramin e Bebe Rexhës, pasi e 'ofendoi' para 7 milionë njerëzve, tani Noizy i bën këngëtares atë që shumë nuk e prisnin! [FOTO]

Publikuar më: 23:28 08-03-2019

Bebe Rexha si shpesh herë, vendosi që së fundmi të komunikonte me fansat nëpërmjet një LIVE video në Instagram.

Këngëtarja shqiptare e bën shpesh këtë, për të mbajtur gjithmonë kontakte sa më të shpeshta me suportuesit e saj më të mëdhenj.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pikërisht komenti që i la reperi shqiptar Noizy, i cili ka komentuar teksa Bebe fliste me fansat.

"E ki kryt e madh", i ka shkruar Noizy këngëtares. 

Ndonëse Bebe nuk e ka parë këtë koment por kjo nuk u shpëtoi fansave shqiptarë, disa prej të cilëve e morën si nje ofendim këtë koment.

bebe_rexha3tf43.jpg

Mirëpo Noizy nuk ndalet së ja thënë këtë gjë Bebes, por si duket nuk ka për qëllim ofendimin, por një shaka, pasi këtë herë ai e ka suportuar duke shpërndarë këngën e fundit të këngëtares duke patur si mbishkrim:

“Duke suportuar të gjithë kokat e mëdha kudo në botë”

Epo tani të presim nëse Bebe do reagojë ose jo!

845aad6e-c887-4104-8998-984258c18252.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174