INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundojnë ndeshjet e Champions League, këto janë 8 ekipet e kualifikuara [FOTO]

Përfundojnë ndeshjet e Champions League, këto janë 8 ekipet e kualifikuara [FOTO]

Publikuar më: 00:12 06-12-2017

Kanë përfunduar të gjitha takimet e Champions League, ku në të teta takimet që janë luajtur mbrëmjen e sotme, janë shënuar në total plot 17 gola. Skuadra e cila ka shënuar më shumë gola këtë mbrëmje ka qenë Bayern Munich, e cila ka fituar sfidën ndaj PSG-së, me rezultatin 3-1. Barcelona është mjaftuar me dy gola të shënuar ndaj Sportingut të Lisbonës, duke mbylluar takimin me rezultatin 2-0.
Juventusi ka fituar me lehtësi sfidën ndaj Olympiacos, duke e mbyllur takimin me rezultatin 0-2.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e të gjitha takimeve të mbrëmjes së sotme.

neshjet.png

Teksa u luajtën sfidat e grupeve A, B, C dhe D, kanë marrë formë përfundimtare edhe renditjet e këtyre grupeve. Këto ishin ndeshjet e fundit përsa i përket kësaj faze, pasi tashmë ekipet kalojnë në fazën me eliminim direkt.
Në Grupin A, Manchester United doli në vendin e parë, me 15 pikë. Ekipi surpizë i Taulant Xhakës, Baseli, zuri vendin e dytë, me 12 pikë në total.
Grupi B ishte i ekuilibruar, me PSG dhe Bayern Munchen që e mbyllën të dyja me nga 15 pikë, por golavarazhi më i mirë i parizienëve në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Unai Emeri të zinte vendin e parë.
Roma ishte surpriza e Grupit C, pasi teksa Chelsea u ndal në barazim me Atletikon e Madridit, italianët fituan ndaj Qarabagut dhe i zunë vendin e parë.
Të dyja ekipet e mbyllën me nga 11 pikë në renditje, por fitorja në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Di Franceskos të linte pas Antonio Conten. Vetëm vendi i tretë për Atletikon e Madridit, që tashmë kalon në Europa Ligë.
Barcelona dhe Juventusi, janë ekipet e kualifikuara nga Grupi D. Katalanasit e mbyllën në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa bardhezinjtë falë edhe fitores në transfertë me Olimpiakosin, hipotekuan vendin e dytë.

Article Logic
Execution time: 0.021420955657959