INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfshirja e Tahirit në trafik droge. Prokuroria “Kemi të dhëna shtesë nga Italia”

Përfshirja e Tahirit në trafik droge. Prokuroria “Kemi të dhëna shtesë nga Italia”

Publikuar më: 11:51 20-10-2017

Përfaqësuesi i prokurorisë për Krimet e Rënda ka dhënë detaje të reja mbi përfshirjen e deputetit, ish Ministrit Saimri Tahiri në trafikimin e lendeve narkotike. Prokurori Besim Hadërmataj thotë se hetimi ka qenë i vështirë për organin e akuzës, për shkak se në këtë trafik janë të përfshirë edhe punonjës të policisë por dhe të ish ministrit Tahiri.
Besim Hadërmataj:
“Hetimet janë kryer në një sekret të plotë sepse në këtë aktivitet ishin dhe punonjës të policisë të cilët siguronin kushtet dhe mundësitë që këta persona të kryenin këtë aktivitet. Nga vëzhgimi në terren kjo rezultoi e vërtetë, dhe hetimi është kryer me metoda shumë sekretet. Kemi arritur të evidentojmë që në fshatin Babicë ishte magazinuar nj sasi kanabis e bërë gati për tu transportuar përtej vendit. Edhe në këtë faze ishin të përfshirë punonjës policisë të përfshirë në këtë aktivitet. Dhe në momentin që ne kemi ardhur në dijeni që shtetasi Moisi Habilaj është larguar nga vendi, këtë e bënte shumë shpesh, dhe kemi marrë informacin se ky person ishte arrestuar nga autoritet italiane për një çështje që kishin filluar që në 2013. Kemi filluar një procedim tjetër kryesisht në lidhje me këtë aktivitet që kishte fillimin që në 2013.
Kemi filluar për personat që janë evidentuar dhe nga drejtësia italiane. Kemi filluar procedimin edhe për deputetit Tahiri. Sepse nga të dhënat rezultonte se kishte biseda kompormentuese lidhur me deputetin Saimir Tahiri qoftë me pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal por dhe sepse kishte përfitime. Ne do ta vijonim hetimin në fshehtësi të plotë, dhe kemi ndërhyre në fshatin batice dhe po vijojmë kryerjen e tjera hetimore.
Këta persona e kryenin veprimtarinë e tyre në qetësi të plotë kemi krijuar dyshimin, duke pasur parasysh dhe bisedat e Moisi Habilaj krijohet bindja që është i përfshirë në këtë aktivitet edhe deputeti Saimir Tahiri.
Ne kemi ët dhëna që nuk i kanë as autoritet italiane, të dhëna që përforcojnë bindjen tonë që ato biseda qëndrojnë. Kemi bërë verifikime në sistemin TIMS që deputeti Tahiri në 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilaj. Ndërkohë rezulton se ky automjet është ripërdorur nga Saimir Tahiri në 2013 dhe 2014. Rezulton që Tahiri ka udhëtuar kryesisht ën Greqi”.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876