INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përflaket ishulli, evakuuohen mbi 4 mijë persona [FOTO]

Përflaket ishulli, evakuuohen mbi 4 mijë persona [FOTO]

Publikuar më: 10:43 19-08-2019

Një zjarr masiv ka rënë në një nga ishujt më të frekuentuar të Spanjës. Më shumë se 4.000 banorë dhe turistë janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në Gran Canaria, për shkak të zjarrit. Kjo është vatra e dytë gjigande e ndezur brenda një jave në ishullin e Atlantikut.

Flakët që shpërthyen në qytetin e Valleseco kanë djegur rreth 1.700 hektarë bimësi dhe 11 rrugë janë mbyllur për shkak të flakëve. Mësohet se rreth 600 persona, përfshirë zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë, po përpiqen të shuajnë zjarret, të mbështetur nga 9 helikopterë dhe dy aeroplanë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se ekziston mudësia që zjarri të përhapet, ndërsa në ishull temperatura është 40 gradë, me erë të fortë dhe lagështi të ulët.
Sipas policisë, zjarri ishte shkaktuar nga pavetëdija e dikujt që po kryente punime saldimi, i cili edhe u arrestua. Presidenti i rajonit të Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres, tha se: “Ne po përballemi me një situatë komplekse në të cilën siguria e njerëzve është përparësia".
Evakuimet e banorëve u kryen në të paktën 40 fshatra në zonën e Valleseco.
Për shkak të temperaturave të larta, gjysma e provincave spanjolle janë në gjendje gatishmërie.

njerez.jpg

ishull.jpg

zjarre.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537