INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfaqësuesit e Presidentit në banesën e Florenc Beqirajt: Sqarim të plotë ngjarjes

Përfaqësuesit e Presidentit në banesën e Florenc Beqirajt: Sqarim të plotë ngjarjes

Publikuar më: 14:26 24-12-2017

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani ishin mesditën e së dielës në banesën e Florenc Beqirajt, të riut shqiptar që humbi jetën pak ditë më parë në Francë.

Dy përfaqësuesit e Presidentit, pasi i shprehën ngushëllimet familjarëve, i siguruan se Presidenti Ilir Meta është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe franceze, jo vetëm për të sjellë sa më parë trupin e Florenc Beqirajt në Shqipëri, por edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0021810531616211