INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunohet në ambientet e punës banakierja. Autori e sulmoi pas shpine dhe abuzoi me të për orë të tëra!

Përdhunohet në ambientet e punës banakierja. Autori e sulmoi pas shpine dhe abuzoi me të për orë të tëra!

Publikuar më: 13:28 20-07-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një vajzë është përdhunuar në ambientet e punës.

Sipas mediave italiane vajza ishte nga Kina dhe punonte si banakiere në një lokal, pak para mbylljes së punës një person e ka përdhunuar.

Viktima rrëfen se në momentin që ka qenë duke mbledhur karriget në pjesën e tarracës, një person e ka sulmuar nga pas e ka tërhequr zvarrë duke e futur në lokal. Më pas e ka lidhur dhe e ka përdhunuar për katër orë.

Vajza është gjetur ditën e nesërme  rreth orës 4 të pasdites nga pronari i lokalit, e lidhur dhe me gojën e mbyllur. Menjëherë pasi është liruar ajo ka bërë denoncimin në polici.

Polica ka nisur kërkimet për të vendosur përball drejtësisë autorin.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është në spital dhe gjendja e saj mendore paraqitet e rënduar.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043