INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përballja me Norvegjinë në ‘Elbasan Arena’, Panucci zbulon disa detaje

Përballja me Norvegjinë në ‘Elbasan Arena’, Panucci zbulon disa detaje

Publikuar më: 17:12 25-03-2018

Ndërkohë që Kombëtarja Shqiptare po stërvitej në kompleksin “Tropikal” në Durrës, Norvegjia ka zbritur në fushën e “Selman Stërmasit” për përgatitjet e fundit të miqësores që do të zhvillohet këtë të hënë në “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Trajneri suedez, Lars Lagerback, u dha udhëzimet përkatëse skuadrës së tij, që vjen këtë sfidë ndoshta me ndjesinë e hakmarrjes për humbjen 0-1 të 5 viteve më parë në eliminatoret e Botërorit.

Ndërsa trajneri i Kombëtares sonë Christian Panucci doli në një konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës dhe ecurinë e grumbullimit.

Ai theksoi se pret fitoren me Norvegjinë.

Trajneri i kuqezinjve zbuloi se Strakosha dhe Ramadani do të jenë dy nga titullarët, teksa tha se ka ende dilema sa i përket formacionit.

Article Logic
Execution time: 0.0041677951812744