INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të qeshur e qarë! INSTAT, 24% e shqiptarëve të rritur janë të virgjër

Për të qeshur e qarë! INSTAT, 24% e shqiptarëve të rritur janë të virgjër

Publikuar më: 09:13 22-01-2019

Për të qeshur dhe për të qarë! Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë ende të virgjër. Ky është rezultati i një ankete të përbashkët mes INSTAT dhe Institutit të Shëndetit Publik e zhvilluar në rreth 16 mijë familje nga shtatori 2017 deri në shkurt 2018, e cila gjeti se, 24% e grave nga mosha 15-49 vjeç dhe 23% e burrave nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale, pra janë të virgjër.
Ndërsa 7% e grave dhe 5% e meshkujve raportuan se marrëdhënia e tyre e fundit seksuale ka ndodhur më shumë se një vit përpara sondazhit. Në mesin e grave dhe burrave të moshës 15-49 vjeç, 59% e grave dhe 54% e meshkujve kishin patur marrëdhënie seksuale gjatë 4 muajve të studimit.
Virgjëria në këto nivele në popullsinë madhore në Shqipëri është e krahasueshme me Japoninë, vendi në të cilin rreth 30% e popullsisë në moshë madhore nuk preferojnë të përfshihen në një marrëdhënie seksuale sipas rezultatit të një ankete që u publikua në mediat ndërkombëtarë dy ditë më parë. Ekonomistët i quajnë vendet që kontraktohen për shkak të këtyre zhvillimeve, “bombë me sahat demografike”. Në këto vende, shpenzimet në rënie zvogëlojnë ekonominë, e cila dekurajon familjet që të kenë fëmijë, gjë që e zvogëlon ekonominë më tej. Ndërkohë, njerëzit jetojnë më gjatë se kurrë më parë.
Rezultatet e anketës tregojnë se numri më i madh i popullsisë në moshë të rritur, që nuk ka pasur asnjë përvojë seksuale në jetë janë në qarqet e Veriut dhe ato Qëndrore. Në qarkun e Dibrës 34.6% e burrave të moshës 15-49 vjeç nuk kanë kryer asnjëherë në jetën e tyre marrëdhënie seksuale, më pas vjen qarku i Elbasanit me 32% të meshkujve, i Durrësit me 31 % dhe Kukësit me mbi 30% të burrave.
Ndërsa numri më i madh i grave të virgjëra është në Shkodër, me 36.2% të femrave në moshën 15-49 vjeç, më pas renditen gratë e Kukësit, që ndiqen nga ato të Lezhës dhe më tej të Dibrës me 24.3%.

Article Logic
Execution time: 0.0029890537261963